18 Janar 2025

Minoritetet do ta votojnë demarkacionin

Prishtinë, 12 gusht - Deputetët që përfaqësojnë partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës pritet që më 1 shtator ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, partia e së cilit përfaqëson komunitetin turk në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se vendimi për Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk duhet të prolongohet, pasi që, siç është shprehur ai, mund të krijojë situata paqëndrueshmërie në vend.

Sipas tij, çështja e demarkacionit, si çështje nacionale, ka nevojë për konsultime shtesë, si në aspektin praktik, ashtu edhe në atë shoqëror.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)