22 Janar 2025

Ministrja Tahiri vazhdon takimet në Bruksel

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka udhëtuar atje për të marrë pjesë në takimet e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në agjendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve.

“Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në fushat e lartpërmendura, si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejmë të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mbi fazën vijuese të dialogut të Brukselit, pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, ka ekspertët nga ministritë dhe institucionet tjera relevante për temat që do të trajtohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)