18 Janar 2025

Ministrja Tahiri udhëton sot për në Bruksel

Prishtinë, 7 shtator - Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton sot për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri do të jenë edhe këshilltari i saj kryesor politik dhe koordinatori i çështjes Dren Zeka, Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltari Politik i Ministrit Skënder Hyseni, Shkodran Manaj si dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda.

Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)