19 Janar 2025

Ministrja Tahiri udhëton për Bruksel

Prishtinë, 7 qershor- Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar për Bruksel, me ç ‘rast do të ketë takim me Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin e KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

Këto marrëveshje janë arritur në kuadër të pakos së marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruara më 25 gusht 2015, por zbatimi i tyre ka qenë shumë i limituar.

Serbia përveç që është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e KOSTT-it si anëtar i barabartë me shtetet tjera. Poashtu kah fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet ta kryej revitalizimin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë.

Ministrja Edita Tahiri gjithashtu do të takohet edhe me ndërmjetësit e BE-së për marrëveshjet e lartpërmendura dhe poashtu do të udhëheqë delegacionin e Kosovës në kuadër të takimit trilateral për kadastrin që do të mbahet më 8 qershor 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)