Ministrja Tahiri udhëton për Bruksel
Prishtinë, 15 dhjetor - Me ftesë të Bashkimit Evropian, ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e radhës.
Në agjendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve.
Takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE-ja pritet të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2014.
Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në fushat e lartpërmendura. si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejmë të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të BE-së, për të diskutuar mbi fazën vijuese të dialogut të Brukselit, pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, në përbërjen e tij do të ketë ekspertët nga ministritë dhe institucionet tjera relevante për temat që do të trajtohen.