22 Janar 2025

Ministrja Tahiri sot udhëton për në Bruksel

Pishtinë, 27 shtator - Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga  ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot udhëton për Bruksel, për të marrë pjesë në raundin e radhës së bisedimeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Fokusi i bisedimeve është vlerësimi i gjendjes në zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes,  marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.

Në takimin për çështjen e diplomave universitare do të marrë pjesë edhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arsim Bajrami.
 
Në këto takime, Qeveria e Republikës së Kosovës do të paraqes qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.
 
Takimet do të mbahen me 28 dhe 29 shtator 2015. Për secilën nga temat që do të bisedohen, opinioni do të njoftohet për rrjedhat dhe rezultatet e bisedimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)