Ministrja Tahiri sot udhëton për Bruksel
Prishtinë, 25 janar - Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i vizitës është vlerësimi dy palësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivelin të Kryeministrave të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësueses së lart të BE-së Federica Mogherini.
Ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e zbatimit të plotë dhe cilësor dhe marrëveshjeve të Brukselit dhe do të potencoi se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.