03 Maj 2024

Ministrja Tahiri priti ambasadorin holandez në Kosovë

Prishtinë, 8 shkurt - Në një takim të veçantë, ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, Edita Tahiri  priti Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës Robert Bosch. 

Temë e bisedës në këtë takim ishin objektivat e Ministrisë së Administratës Publike në Reformat e Administratës Publike dhe fushat tjera të kompetencave të MAP-it. Gjithashtu në këtë takim u fol edhe për situatën politike në vend.

Ministrja Edita Tahiri foli për arritjet e shënuara në Ministri, duke përmendur progresin e arritur në reformën e administratës publike, miratimin e strategjisë së administratës publike 2010-2013 miratimin e dy ligjeve bazike për shërbimin civil dhe punën në aktet nënligjore, të cilat hapin rrugë për një kapitull të ri në shërbimin civil të Kosovës.

Poashtu theksoi arritjet në qeverisjen Elektronike në kuadër të modernizimit dhe ofrimit të administratës me qytetarët dhe bizneset. Si dhe me theks të veçantë foli  si dhe për përgatitjet për Regjistrimin e Popullsisë që këtë vit do të mbahet në Kosovë për herë të parë pas tre dekadash.

Ajo vlerësoi të rëndësishme bashkëpunimin me Holandën si një shtet me tradita shembullore në Administratën Publike dhe u angazhua për mundësinë që Mbretëria e Holandës të jetë mbështetëse e reformave në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Bosch, shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim dhe për arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe në Ministrinë e Administratës Publike me theks të veçantë në Reformën e Administratës Publike, dhe në përgatitjet për regjistrimin e popullsisë.

Ambasadori holandez poashtu theksoi angazhimin e Holandës për fuqizimin e gruas dhe tha se shpreson se në emërimet e ardhshme në funksione zyrtare  gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuate.

Ai poashtu premtoi mbështetje në fushat e Reformës së Administratës Publike dhe Qeverisjes Elektronike. 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)