Ministrja Hoxha fillon kompletimin e stafit të kabinetit
Prishtinё, 29 korrik - Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik. Deri më tani, Ministrja Hoxha ka emëruar dy këshilltarë.
Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar znj. Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat.
Në pozitën e këshilltarit politik, deri tani është emëruar z. Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike.
Sejdiu ka përvojë mbi gjashtë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive.
Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit, duke qenë e përkushtuar për fuqizimin e shtetit ligjor, transparencës dhe llogaridhënies.