Ministrja Gërvalla zhvillon një sërë aktivitetesh për mirëpritjen e diasporës
Prishtinë, 15 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të zhvillojë sot një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me shërbimet që iu ofrohen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë.
Fillimisht Ministrja Gërvalla do të vizitojë Agjencinë për Regjistrimit Civil, ku do të informohet nga afër me fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkëatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre.
Me pas ajo do të qendrojë në Aeroportin “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve.
Dhe në fund Ministrja Gërvalla do të takohet me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin do të bisedojë lidhur me pritjen që iu bëhet bashkëatdhetarëve në nivel lokal.