Ministrja Gërvalla vazhdon aktivitetet për pritjen e bashkëatdhetarëve
Prishtinë, 16 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të zhvillojë edhe sot një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me shërbimet dhe pritjen që niveli lokal u ofron bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë.
Fillimisht Ministrja Gërvalla do të qëndrojë për vizitë në Suharekë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës dhe do të informohet nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve.
Po sot Ministrja Gërvalla do të viztiojë edhe Komunën e Dragashit, ku do të informohet nga kryetari i saj lidhur me pritjen dhe shërbimet që iu bëhen bashkëatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për të kaluar pushimet në këtë komunë.