Ministrja Gërvalla pritet në takim nga homologu i saj turk Çavuşoğlu
Prishtinë, 18 qershor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, në margjina të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar homologun e saj turk për mbështetjen dhe bashkëpunimi e vazhdueshëm.
Gjithashtu në takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në rajon dhe ministrja Gërvalla ka theksuar prioritetet e qeverisë së re të Kosovës dhe politikës së jashtme.
Palët kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht për shkëmbimet tregtare dhe investimet direkte.