Ministrja Gërvalla pret homologen gjermane, znj. Annalena Baerbock
Prishtinë, 10 mars - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, homologen e saj gjermane, znj.Annalena Baerbock.
Kjo është vizita e parë zyrtare e ministres Baerbock në Kosovë, pas marrjes së detyrës së kryediplomates.
Ministrja Gërvalla i ka dëshiruar mirëseardhjen homologes së saj, znj. Baerbock dhe e ka falënderuar për vizitën e saj në Kosovë.
Ministrja gjermane do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës.