Ministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel
Prishtinë, 25 maj - Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel me ç\'rast do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit.
Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën.
Qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve fillimi i zbatimit të të cilave ende nuk ka filluar.