Ministrja e Zhvillimit Urban të Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 13 tetor - Ministrja e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, do të vizitojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me çrast do të pritet nga ministri Ferid Agani.
Në këtë takim do të diskutohen mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare, si dhe tema tjera me interes ndër shtetëror.
Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.