25 Dhjetor 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Ann Linde do ta vizitojë Kosovën

Prishtinë, 8 korrik - Kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Ann Linde, do ta vizitojë Kosovën.

Ajo udhëton së bashku me Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Zëvendësdrejtoren ekzekutive të UN Women, Åsa Regnér, me ç’rast fokus kryesor i vizitës do të jetë agjenda “Gratë, Paqja dhe Siguria.”

Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes gjatë viteve të fundit do të jenë gjithashtu në rend të ditës, duke reflektuar mbi strategjitë e suksesshme për përfshirjen dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen e grave të reja në punën për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve, drejtësinë tranzicionale si dhe arritjen e potencialit të grave në ndërtim të mirëbesimit.

Temat e tjera të vizitës janë zbatimi i reformave strategjike të Kosovës, përpjekjet anti-korrupsion, zgjedhjet lokale, integrimi gjyqësor, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave që i përkasin komuniteteve si dhe tejkalimi i pandemisë.

Ministrja gjithashtu do të diskutojë çështje që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe rolin e OSBE-së në të.

Kryesuesja Linde dhe Ndihmëssekretarja e Përgjithshme / Zv.Drejtorja Åsa Regnér do të takohen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

Kryesuesja do të takohet edhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakić. Linde dhe Regnér do ta takohen edhe me stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe do të vizitojnë projektet në terren.

Një takim i nivelit të lartë do të organizohet me organizatat që mbështesin të drejtat e grave dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar dhe shkëmbyer qasjet për avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)