Ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino, viziton Kosovën
Prishtinë, 19 qershor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot, e mërkure, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë, Emma Bonino.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministrja Bonino do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi nga ora 11:00 do ta takoj ministren e Punëve të Jashtme të Tepublikës së Italisë, Emma Bonino.
Edhe Ministri Hoxhaj do të pres në takim ministren Bonino në ora 11:30, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit, në orën 12:25, ministri Hoxhaj dhe ministrja Bonino do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Konferenca do të zhvillohet në Sallën P-32, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë.