23 Dhjetor 2024

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock viziton Kosovën

Prishtinë, 10 mars - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, do qëndrojë të sot dhe nesër në Kosovë në kuadër të vizitës që ka nisur në Ballkanin Perëndimor dhe në Moldavi,

"Vizitën në Ballkan do ta nisë në Sarajevë, kurse nga aty do të zbarkojë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Alban Kurti, si dhe udhëheqësit e KFOR-it" ka shkruar DW-ja..

Gjatë vizitave në Bonsje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Moldavi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shoqërohet nga i ngarkuari i posaçëm i qeverisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Të premten, Baerbock do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd e më pas në Moldavi.

Është hera e parë që ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Baerbock, i bën vizitë zyrtare Ballkanit Perëndimor.

Sipas DW-së, Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor rëndësi qysh në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit, Baerbock emëroi ish-deputetin e Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock do të përurojë të premten, Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)