Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla takoi ambasadorin britanik, Nicholas Abbott
Prishtinë, 31 mars - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet e aktualitetit politik, menaxhimit të pandemisë si dhe përmbylljes së procesit të konstituimit të insititucioneve të reja.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe.
Mëtej, znj. Gërvalla ka shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të posaçëm në sferën e sigurisë, ekonomisë, atë kulturore, por edhe të këmbimit të praktikave të mira.