Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Mitrovicës
Mitrovicë, 26 mars - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku vizitoi sot komunën e Mitrovicës ku me këtë rast u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.
Si vazhdimësi e takimeve që Ministrja Çitaku do ti ketë me kryetarët e komunave të Kosovës për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin në mes të nivelit qëndrorë dhe atij lokal, në takim me Bahtiri, Ministrja Çitaku u fokusua në procesin riintegrimit të përsonave të riatdhesuar në komunën e Mitrovicës, financimin e projekteve të fazës së dytë të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) në nivel komunal dhe njëkohësisht u diskutua për mundësitë e akomodimit në administratën komunale të Mitrovicës të bursistëve nga programi Skema e profesionistëve të Rinjë Young Cells Scheme. Tema këto të cilat i kontribuojnë procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave, por edhe janë me interes për fuqizimin e bshkpunimit bilateral në mes të institucioneve tona.
Në takim me Bahtiri, Ministrja Çitaku shtoi se: Procesi i negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është duke shkuar me ritmin e paraprë.
Njëkohësisht po vërtëtohet edhe një herë që agjenda Evropiane e Kosovës është agjenda më konsensuale në vend. Të gjithë akterët politik si dhe shoqëria civile janë të gatshëm që të konsolidojnë kapacitetet e tyre dhe të fuqizojnë këtë proces.
Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më Integrimin Evropian.