Ministrja Çitaku udhëton për në Beograd
Prishtinë, 20 qershor - Ministrja Çitaku sot udhëtoi për në Beograd ku do të merr pjesë në seminarin Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë' të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd/Serbi.
Vizita është bërë e mundur me ndërmjetësimin e zyreve të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd. Në kuadër të vizitës, Ministrja Çitaku do të ketë edhe takime tjera me korin diplomatik.