29 Prill 2024

Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë

Prishtinë, 2 shtator  -  Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti në një takim Ambasadorin e Bulgarisë në Kosovë, z. Bobi Bobev, për të diskutuar progresin e bërë drejt integrimit Europian dhe Inputin e Republikës së Kosovës për Raportin e Progresit 2011.


Ministrja Çitaku potencoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Europian për arritjen e standardeve Europiane dhe proceset tjera të integrimit Europian.


Gjatë takimit u diskutua për proceset e integrimit Europian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen. Ministrja ka njoftuar z. Bobev për punën që është bërë deri me tani dhe sfidat e radhës që e presin Kosovën drejt integrimit ne BE.


Ambasadori Bobev ka falënderuar Ministren Çitaku për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur kriteret e Bashkimit Europian si dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e Kosovës.

 

Bulgaria ka kaluar nëpër këtë proces dhe se është e vetëdijshme për punën që e kërkon gjithë ky proces, mirëpo edhe përspivat që i ofron unioni. FUND