16 Janar 2025

Ministrja Çitaku merr mbështetjen e Qeverisë Daneze

Prishtinë 6 maj - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Ministrin për çështje Evropiane në Qeverinë e Danimarkës, Nicolai Wammen, për të diskutuar mbi hapat e radhës sa i përket agjendës Evropiane për Kosovën.
 
Me këtë rast Ministrja Çitaku dhe Ministri Wammen diskutuan më në detaje për përkrahjen e Qeverisë Daneze për Kosovën, në kuadër të negociimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi dhe procesit të liberalizimit të vizave.

Nga ana e saj, Minsitrja Çitaku siguroi Ministrin Danez se të gjitha institucionet shtetërore kanë vendosur agjenden Evropiane, dhe në veçanti procesin e liberalizimit të vizave në qendër të punës së tyre ditore.
 
Gjatë takimit, dy ministra diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ndërlidhur me këtë çeshtje, në veçanti u diskutua agjenda Evropiane e Kosovës, përmbushja e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi dhe progresi në përmbushjen e kritereve të udhërrefyesit për liberalizimit të vizave.
 
Ministrja Çitaku tha se do të jetë rrugë e gjatë dhe do të jetë një rrugë me shumë sfida, Kosova duhet të adresojë shumë probleme të cilat janë akumuluar me dekada mirëpo ne jemi të bindur se në rast se do të arijmë ta ruajmë unitetin e brendshëm politik për agjenden evropiane dhe në rast se arrijmë ta ruajmë shkallën e lartë të përkushtimit që e kemi demonstruar posaqërisht pas publikimit të studimit të fizibilitetit dhe percaktimit të kritereve afatshkurtra Kosova do të mundet që në vitet në vijim të shenojë hapa edhe me konkret drejt antarësimit në BE.

Po ashtu, Kosova duhet të përqendroj resurset në politikat e saja zhvillimore dhe në reforma.

Kosova dhe qytetaret e sajë tashmë kanë patur mjaft momente historike, ka ardhur koha që të punojmë për normalitet, reforma, zhvillim dhe integrim.\" perfundoi Ministrja Çitaku.
 
Nga ana e tij Ministri Danez, Wammen tha se në këtë moment historik pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Sërbisë, Norvegjia e sheh si një fillim të ri, një mundësi për bashkëpunim, normalizim dhe përmbushje të endrrave jo vetëm për të ardhmen e gjeneratave të reja të Kosovës dhe Sërbisë, ku jo vetëm do ta kenë të kaluarën si pjesë e jetës së tyre, por tani do të shikojnë përpara dhe të shkojnë përpara me të ardhmen e tyre. 

\"Duke pare nga përspektiva Daneze, është shumë me rëndësi të shohim këtë zhvillim shumë të rëndësishëm sepse ne edhe gjatë Presidencës Daneze kemi punuar shumë për të marrë hapat e parë të rëndësishëm dhe jamë shumë I lumtur që përkushtimii palëve me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton e bërë të mundur arritjen e kësaj marrëveshje.\" 
 
Ndërsa gjatë konferencës për shtyp të dy Ministriat ju drejtuan interesimit të gazetarëve ndër shumë tema, edhe arritja e marrëveshjes me Sërbinë, çështja e liberalizimit të vizave, gjë që është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ku të dy Ministrat janë mjaft optimist se shumë shpejtë do të ketë avansim në kuadër të këtij procesi.
 
Ministrja Çitaku falënderoi Ministrin Wammen për përkushtimin e tijë dhe të Qeverisë Daneze në përkrahjen e Kosovës dhe institucioneve të saja.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)