Ministrja Çitaku do të vizitojë Komunën e Preshevës
Prishtinë, 4 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian Znj. Vlora Çitaku do të vizitojë Komunën e Preshevës.
Në kuadër të kësaj vizite Znj.Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, do të vizitojë shkollën fillore Selami Hallaçi si dhe do të ketë një takim me të rinjtë nga shoqëria civile.
Kjo është vizita e saj e parë në Preshevë në cilësinë e Ministrës.