Ministria e Pushtetit Lokal do të ndihmojë komunën Parteshit
Prishtinë, 30 janar - Sot, ministri i Mininistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, ka vizituar komunën Partesh - Pasjanë, ku është takuar me kryetarin e komunës Dragan Petkovic.
Ministri Todosijevic, me këtë rast ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal, synon që në përputhje me buxhetin e saj të ndihmojë komunën Partesh - Pasjanë si dhe komunave tjera në Kosovë.
Pas analizës së detajaur të propozim- projekteve të dorëzuar nga komuna Partesh-Pasjanë, MAPL-ja, do të verifikojë nëse janë të mbushura kushtet për sigurimin e mjeteve për financimin e projekteve, ka cekur ministri Todosijevic.
Kryetari i komunës Partesh – Pasjanë, z. Petkovic, njoftoi ministrin Todosijevic për problemet më të cilat po ballafaqohet komuna. Petkovic, ka sqaruar se komunës i mungon kuadri pofesional dhe se numri i Departamenteve në komunë është i vogël në krahasim me komunat tjera.
Komuna Partesh - Pasjanë, po ashtu kërkon përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal në zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit në territorin e komunës.
Minisri Todosijevic nga kryetari i komunës Petkovic, ka kërkuar që komuna të jetë e gatshme për qytetarë në baza ditore, dhe kryetari i komunës t’u kushtoj më tepër kohë qyetarëve në teren.
Njëkohësisht, ministri ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që të përkrahë komunën Partesh – Pasjanë dha me vendosmëri të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.“