21 Janar 2025

Ministria e Punëve të Jashtëligjshme

Prishtinë, 17 nëntor - Ish-komandantë të luftës, familjarë e të afërm të zyrtarëve të lartë të partive politike, PDK e LDK, janë emëruar kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga aty janë bërë emërime në diplomaci.

\\Një hulumtim disajavësh i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në shesh të palara të shumta dhe shkelje drastike të ligjeve me rastin e gradimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gazeta “Zëri” ua ka adresuar një varg pyetjesh zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme: Artan Behramit, zëdhënës në MPJ; Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme; sekretarit të përgjithshëm, Kreshnik Gashi; dhe Abelard Tahirit, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Por asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë preferuar të përgjigjen në pyetjet që u janë parashtruar në lidhje me të gjeturat e hulumtimit.

Megjithatë, gazeta ka arritur të konfirmojë shkeljet drastike në rastin e gradimeve, por edhe të punësimeve në MPJ. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Ajvaz Berisha, që gjatë luftës njihej me nofkën komandant “Tigri”, është punësuar në fillim të tetorit të këtij viti në Ministrinë e Jashtme që e udhëheq Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës.

 /Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)