20 Janar 2025

Ministria e Mjedisit Agani do të vazhdojë të punojë më UNMIK-un

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të premten në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin.

Ministri Agani, fillimisht i uroi shefit të UNMIK-ut mirëseardhje në Kosovë, duke e vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm me këtë mision, dhe theksoi se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të punojë së bashku më këtë mision, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri Agani e Shefin e UNMIK-ut, biseduan për tematikat që ndërlidhen me këtë ministri, me theks të veçantë për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

 I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tanin, e siguroi ministrin Agani se UNMIK-u do të japë kontributin e vet edhe në fushat gjegjëse që kanë të bëjnë me këtë ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)