Ministria e Jashtme ndan 10.000 euro për James Berishen
Prishtinë, 3 shkurt - Ushtruesja e Detyres se Ministres se Jashtme Vlora Çitaku ka marrë vendim që të ndajë një donacion prej 10.000,00 Euro për të ndihmuar misionin Flying for Kosovë të udhëhequr nga shqiptaro-amerikani James Berisha.
Berisha, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka qenë i angazhuar për të rritur numrin e njohjeve të Republikës së Kosovës.
Misionet e tij janë përqendruar kryesisht në vendet e Amerikës Latine dhe tani ai është duke vizituar vendet e Afrikës.
Gjatë punës së tij ka treguar përkushtim dhe seriozitet të madh në mënyrë të vazhdueshme, për të cilin fakt Ministrja Çitaku ka vendosur të ndajë shumën e cekur më lartë për nevoja të këtij misioni.