29 Prill 2024

Ministria e Integrimit përmbylli me sukses vitin 2011

Prishtinë, 29 dhjetor - Arritja më e madhe e vitit 2011 është materializimi i perspektives Evropiane të Kosovës. Raporti i Progresit përkundër konstatimit real të disa sfidave që na presin përpara, ka konstatur decidivisht “Qeveria e re ka dëshmuar përkushtimin ndaj perspektives Evropiane të Kosovës”.

Në këtë kontekst, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të punës së palodhshme të të gjitha institucioneve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me ç’rast kjo punë u kurorëzua me lansimin e dialogut për liberalizimin e vizave që do të fillon në muajin janar. Një meritë e veçantë i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarëve të Komunave që kanë qenë shumë aktiv në kuadër të procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar.

Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, Ministria e Integrimit ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin e zbatimit të parakushteve për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave. Më konkretisht, Ministria e Integrimit ka kontribu në vetëdijësimin e qytetarve për çështjet e riintegrimit dhe migrimit illegal. Ministria e Integrimit ka kontribuar edhe në koordinimin dhe komunikimin me nivelin komunal dhe partnerët kyç në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në një afat rekord, më pak se tre muaj, Ministria e Integrimit si përgjigje ndaj rekomandimeve të Raportit të Progresit ka përgaditur Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 2012. Më lejoni të ju përkujtoj që viteve paraprake kjo ka ndodhë në një afat prej 6-9 muaj.

·    Gjatë vitit 2011 Ministria e Integrimit Evropian ka programuar asistencen e BE-së në vlerë prej 69 milionë Euro. Po ashtu kemi koordinuar zbatimin e 345 projekteve të komunitetit të donatorëve në vlerë prej 117,219,148.

·    Në kuadër të intensifikimit të agjendes Evropian, kemi ngritë përfaqësimin e Ministrisë së Integrimit Evropian në Bruksel ku kemi një zyrtar të akredituar pranë ambasadës së Kosovës në Bruksel.

·    Poashtu, për here të parë, 48 orë pas publikimit të Raportit të Progresit kemi nxjerrë objektivat për të gjitha Ministritë e linjës për vitin 2012, monitorimi i zbatimit të tyrë tashmë ka filluar, ndërsa raporti i parë do të publikohet në shkurt të vitit 2012.

·    Gjatë këtij viti Ministria ka menaxhuar me sukses dialogun politik dhe teknik i cili është realizuar përmes procesit të Dialogut të Stabilizim Asociimit, me ç’rast janë mbajtur 7 takime sektoriale dhe 1 takim plenar.

·    Gjatë këtij viti kemi zhvilluar mardhënie të mira me shtetet në rajon, me ç’rast kemi hartuar programe të bashkëpunimit ndërkufitar me shtetet fqinje si Shqipërine, Malin e Zi dhe Maqedoninë në vlerë prej 4.2 milion.

·    Me mbështetjen e Komisionit Evropian kemi dërguar në studime post-diplomike 43 studentë në universitete prestigjioze të Bashkimit Evropian.

Sa i përket vitit 2012:

·    2012 do të filloj me një dinamizëm shumë më të lartë se vitet tjera. Menjëherë në muajin janar do të hapim dialogun për liberalizim të vizave, ndërsa në shkurt do të konstituohet Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian.

·    Po ashtu në pjesën e parë të vitit do të organizohet Forumi i Nivelit të Lartë me qëllim të koordinimit sa më të mirë me komunitetin e donatorëve.

·    Asistenca e Bashkimit Evropian në vlerë prej 70 milion Euro do të programohet deri në fund të muajit shkurt.

·    Gjatë vitit 2012 do të shohim intensitet të shtuar në progresin drejt negociimit të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian.

·    Reformat do të ndodhin me ata që dëshirojnë të reformohen deri sa ata individë që do të identifikohen si pengesë në këtë rrugëtim nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)