22 Janar 2025

Ministria e Integrimit Evropian nis fushatën “Evropa Fillon Këtu”

Prizren, 15 gusht – Ministria e Integrimit Evropian (MIE), ka nisur të premtën mbrëma fushatën “Evropa Fillon Këtu”, e cila ka për qëllim të sensibilizoj qytetarët e Kosovës për procesin e integrimit evropian.

Gjatë lansimit të kësaj fushate në kuadër të Festivalit të filmit “DokuFest” në Prizren, zëvendësministri i Integrimit Evropian, z.Ramadan Ilazi bëri të ditur se kjo fushatë do të përqendrohet në dy prioritete kryesore të agjendës evropiane, në procesin e liberalizimit të vizave si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Përmes fushatës do të shpjegojmë se çfarë është MSA-ja, pse është e rëndësishme për Kosovën dhe çfarë përfitime do t’i sjell vendit. Krahas kësaj, do të përpiqemi të sqarojmë për qytetarët se  çfarë në  të vërtet nënkupton procesi i liberalizimit të vizave, apo më mirë të themi çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave. Pra të adresojmë keqkuptimet e shpeshta rreth këtij procesi, si çështja e studimeve, e drejta e punës e çështje të tjera”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Po ashtu ai ka vlerësuar se janë vetë qytetarët e Kosovës ata që kanë një rol të rëndësishëm për ta bërë realitet integrimin e vendit në BE.

Përafrimi i Kosovës me BE-në ka thënë se nuk është një koncept gjeografik, sipas z.Ilazi përmes integrimit evropian vendi po kalon nëpër një proces të transformimit demokratik dhe reformimit, gjë që qon drejt përforcimit të demokracisë, përmirësimit të standardeve të jetesës dhe përafrimit të shoqërisë me atë të BE-së në çdo sferë të jetës.

“Por, para së gjithash, është përafrim në mëndje dhe në zemër. Procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në BE, nuk vjen nga jashtë. Ai fillon këtu”, ka plotësuar më tej zëvendësministri Ilazi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)