03 Maj 2024

Ministri turk Davutoglu viziton sot Kosovën

Prishtinë, 26 gusht - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një turi disa- ditor në rajon.

Ministria e Jashtme turke njoftoi se gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri Davutoglu do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe homologun Enver Hoxhaj.

Në qendër të takimeve, pritet të jetë mbështetja e Turqisë për njohjen e Kosovës nga vendet e Konferencës Islamike.

Gjatë vizitës dy ditore, ai do të marrë pjesë dhe në inagurimin e Qendrave turke të Kulturës në Prishtinë dhe Prizren. Më tej turi i ministrit turk vijon me Bosnje Hercegovinën, ku do të qëndrojë ditën e dielë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)