Ministri Thaçi sot do të qëndrojë në Strasburg dhe Bruksel
Prishtinë, 17 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, do të qëndrojë në Strasburg dhe Bruksel për tu takuar me bartësit e politikës së jashtme evropiane.
Kosova ka të ardhmen e sigurt në familjen evropiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik, ka shkruar Hashim Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Kryediplomati kosovar do të takojë sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.
Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të takojë edhe zëvendëspresidenten, njëherësh edhe shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionerin i ri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn.