19 Janar 2025

Ministri Selimi ftohet në Berlin

Prishtinë, 17 maj - Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme  të  Republikës së Kosovës, Petrit Selimi është në ftuar në Berlin, në konferencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me temë, “Ndërlidhjet ndërmjet tregtisë dhe investimeve”.

Konferenca organizohet nga kryesuesi i OSBE-së, respektivisht ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ka për synim rritjen e rrjetëzimit të diplomacive evropiane me institucionet e tregtisë dhe të industrisë nga Ballkani Perëndimor dhe pjesa tjetër e kontinentit. Në konferencë do të marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, përfaqësues të odave tregtare nga  Kosova dhe komuniteti i biznesit.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, po ashtu do të ketë rastin të marrë pjesë në tryezën ministrore dhe pritjen e organizuar nga ministri gjerman Steinmeier. Ndërkaq, diplomacia gjermane është duke përfituar nga presidenca e OSBE-së për të ndihmuar Republikën e Kosovës, në rritjen e interaksionit ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në kapacitet  të plotë në një ngjarje në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)