16 Janar 2025

Ministri Rrahmani vlerëson lart mbështetjen e Zyrës së OBSh-së

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në një takim lamtumirës shefin e deritanishëm të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Skender Syla, cili  nga 1 janari 2017  do të kalojë në një pozitë të re si Përfaqësues dhe Shef i Zyrës së OBSh-së në  Republikën e Bullgarisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Rrahmani ka vlerësuar kontributin e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe të shefit të saj z. Syla në shumë procese, përfshirë zhvillimit të politikave dhe strategjive shëndetësore, ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, programin e Infermierisë,  shëndetin publik dhe atë mjedisor, shëndetit mendor, sistemit të  vaksinimit, sistemit të menaxhimit, kontrollit të sëmundjeve ngjitëse dhe atyre jo-ngjitëse, shkollave promovuese të shëndetit, shëndetit të adoleshentëve, shëndetit të popullatës së moshuar, edukimit dhe promovimit shëndetësor, kontrollin e duhanit, etj.

Gjithashtu, Ministri Rrahmani i ndau dr. Sylës mirënjohje për kontributin e dhënë nga ai dhe Zyra e OBSh-së në Prishtinë për shëndetësinë kosovare.

 Nga ana e tij dr. Syla u shpreh falënderues për bashkëpunimin korrekt me MSh-në dhe institucionet shëndetësore dhe shprehu përkushtimin e Zyrës së OBSh-së që të vazhdojë përkrahja për fuqizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe reformimin e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)