Ministri Rexhepi priti një grup studentësh nga Pennsylvania
Prishtinë, 21 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti një grup studentësh të Universitetit Arcadia nga Pennsylvania të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Republikën e Kosovës.
Ministri Rexhepi i informoi studentët për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, e në veçanti për sigurinë në pjesën veriore të vendit.
Gjatë këtij takimi ministri Rexhepi, iu është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të studentëve, me interes të veçantë në fushën e sigurisë.
Ai, po ashtu i informoi studentët për funksionimin e brendshëm të Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me EULEX-in dhe KFOR-in.