Ministri Rexhepi priti diplomatin bitanik, Owen Jenkins
Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot në një takim, drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Zyrën e Jashtme dhe të Komunuelthit britanik (FCO), Owen Jenkins dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Kliff.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, falënderoi Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në Kosovë dhe kërkoi mbështetje për zgjerimin e bashkëpunimit nw fushwn e sundimit tw rendit dhe ligjit.
Ministri Rexhepi bëri të ditura prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Gjithashtu ministri Rexhepi e njoftoi diplomatin anglez edhe për bashkëpunimin e MPB-së, me Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Diplomati britanik Qwen Jenkins, shprehu vlerësimin për rolin konstruktiv dhe për progresin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos sa i përket bashkëpunimi rajonal, si një ndër vlerat kryesore të integrimeve evropiane.