Ministri Rexhepi priti ambasadorin e MB-së, Ian Cameron Cliff
Prishtinë, 19 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ian Cameron Cliff.
Gjatë takimit, ambasadori Cliff u njoftua me prioritetet dhe mbarëvajtjen e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Biseda u fokusua gjithashtu në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në veriun e Kosovës, si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në fusha të ndryshme.
Ambasadori Cliff ofroi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Po ashtu, ai i dha mbështetje ministrit Rexhepi për realizimin e prioriteteve të MPB-së.