Ministri Rexhepi priti ambasadorin e Kroacisë
Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në Kabinetin e tij, ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija.
Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Ndërsa Ambasadori Vodopija shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.