Ministri Rexhepi po qëndron në një vizitë në Luksemburg
Luksemburg, 7 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi po qëndron në një vizitë në Luksemburg, ku po merr pjesë në takimin e Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi zhvilloi takime me disa nga homologët e tij nga shtetet anëtare të BE-së.
Në këto takimeve u diskutua për çështjet që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave, sundimin e ligjit, të migrimit, fushën azilit, etj.
Gjithashtu u diskutua për format më të mira të bashkëpunimeve bilaterale në fushat e ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave që do ta përkrahnin procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.