Ministri Rexhepi: Përgjigjet për BE-në janë gati
Prishtinë, 17 maj - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila bart pothuajse barrën kryesore në procesin e integrimit evropian, tashmë i ka bërë gati përgjigjet e pyetësorit për studimin e fizibilitetit, të parashtruara nga Komisioni i Bashkimit Evropian (BE). Lajmin e ka konfirmuar për Epokën e re ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi.
MPB-ja është përgjigjur në 16 pyetjet të cilat i ka parashtruar Komisioni i BE-së lidhur me procesin e studimit të fizibilitetit, i cili do ti hapë rrugë Kosovës për ti nisur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Këto pyetje kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, ka deklaruar Rexhepi.