Ministri Rexhepi e nis vitin me shkarkime
Prishtinë, 3 janar - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka shkarkuar dy këshilltarë të tij.
Njëri nga zyrtarët e kësaj ministrie, që ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se shkarkimet janë bërë vetëm pak kohë para se të ndërrohen vitet, por qëllimisht nuk janë publikuar emrat.
Natën e Vitit të Ri, me qëllim që kjo të mos merret vesh shumë në opinion dhe gjithçka të shkojë nën atmosferën e Vitit të Ri, ministri Rexhepi ka shkarkuar edhe dy këshilltarët e tij, Enver Oruçajn dhe Rafet Ramën, ka thënë burimi për Zërin.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga Ministri Rexhepi, i cili është shprehur se kjo gjë po ndodh në kuadër të reformatizimit të kabinetit.