Ministri Rexhepi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel
Prishtinë, 11 maj - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite ministri Rexhepi pritet të takohet me homolog nga Shtetet e Beneluksit.
Në vazhdën e nënshkrimeve të Marrëveshjeve për Ripranim, kësaj radhe ministri Rexhepi do të nënshkruaj Marrëveshje për Ripranim me Shtetet e Beneluksit në Bruksel.
Nënshkrimi bëhet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit; me ministrin për Punë, Punësim dhe Integrim të Luksemburgut, Nicolas Schmit, me ministrin për Imigrim dhe Azil të Holandës, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit për Migrim dhe Politika të Azilit të Belgjikës, Melchiior Wathelet.
Marrëveshjet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit do të nënshkruhen më 12.05.2011, dhe kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në këto shtete dhe si dhe Liberalizimin e Vizave. Këto marrëveshje janë në vazhdimësi të punës së MPB-së për Agjendën Evropiane dhe Liberalizimin e Vizave.
Po ashtu ministri Rexhepi gjatë këtij udhëtimi zyrtar do të ketë takim me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku do të diskutoj për sigurinë në Kosovë dhe për tema të tjera.