Ministri Reka pret në takim udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë
Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim njoftues Udhëheqësine Ambasadës së Çekisë në Kosovë, PavelBilek.
Me këtë rast, Ministri Reka falënderoi Bilek për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë ka dhënë për Kosovën si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ndërkombëtar duke mbështetur përfshirjen e Kosovës në organizata të rëndësishme, rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga ana e tij Z. PavelBilekrikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës Çeke përkrah plotësisht perspektivën e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.
PavelBilek konfirmoi mbështetjen e Çekisë për qeverinë e re në përpjekjen e saj për të shpejtuar integrimin evropian të Kosovës duke përmbushur reformat e nevojshme si dhe zbatimin e MSA-së.
Gjatë takimit, Ministri Reka dhe z. Bilek, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, respektivisht në kuadër të integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.