Ministri Petroviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA
Prishtinë, 30 janar - Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petroviq ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në lutjen e mëngjesit.
Zëvendëskryeministri Petrovic merr pjesë për të katërtën hërë në lutjet e mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Petrovic do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit Amerikan.