Ministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni
Prishtinë, 30 maj - Me ftesë të Republikës së Sllovenisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga homologu i tij Bostjan Zeks, Ministër i Qeverisjes Lokale në Slloveni. Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Slloven z. Bostjan Zeks, i siguroi Zëvendëskryeministrit Petrovic mbështetje të pa rezervë të Sllovenisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e posaçërisht në procesin integrimeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Petrovic, e njoftoi Ministrin z. Bostjan Zeks, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova në veçanti për procesin e decentralizimit dhe për veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.
Ministri i Qeverisjes Lokale të Sllovenisë, Bostjan Zeks tha se Sllovenia ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Në kaudër të vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, Zëvendëskryeministri Petrovic e ftoi homlogun e tij Bostjan Zek për një viztitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, Zëvendëskryeministri Petrovic, ka takuar edhe përfaqësues të lartë politikë të Sllovenisë.