Ministri Petroviç ofron përkrahje për kryeqytetin
Prishtinë, 4 mars - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic është takuar me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa. Petroviç tha se ministria që ai drejton do të jetë avokat i komunës së Prishtinës sa i përket ligjit për kryeqytetin.
Çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal siç janë legjislacioni dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Prishtinës, ishin temë e diskutimi mes Ministrit Petrovic dhe Kryetarit Mustafa.
Duke shprehur gatishmërinë tij për të bashkëpunuar me komunat Ministri Petkovic tha se do të këtë në prioritet e punës së tij mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore.
Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i MAPL-së gjatë takimit me Kryetarin e Prishtinës z. Isa Mustafa.
Ndërsa lidhur me Ligjin për qytetin e Prishtinës, Ministri Petkovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë avokat i Komunës për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për qytetin e Prishtinës. Vizita e z. Petrovic në Komunën e Prishtinës ishte e para vizitë që u realizua në kuadër të agjendës së vizitave në Komuna.
Kreu i Prishtinës, Isa Mustafa tha se çështje e diskutimit mes tyre ishte ligji për Prishtinën si dhe problemet që ka pasur komuna me inspektorët që janë dërguar në pushtetin qendror.