Ministri Petroviç ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel
Prishtinë, 22 nëntor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç, ka udhëtuar sot për vizitë treditëshe në Bruksel.
Në agjendën e takimeve zyrtare të vizitës në Bruksel kësaj vizite, ministri Petroviç do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Petroviç do të takohet edhe me përfaqësues të Misioneve Diplomatike që veprojnë në Bruksel.