Ministri Mustafa raporton para Komisionit për Integrime Evropiane
Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa do te raportoj sot para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
Ky komisioni po ashtu sot do te bej shqyrtimin e raportit plotësues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të ujit , me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.