29 Prill 2025

Ministri Murati viziton kampin e fëmijëve në Rugovë

Rugovë, 7 gusht- Kampi i dytë në këtë vit për fëmijët nga diaspora, organizuar nga Ministria e Diasporës, ka mbledhur një numër të  madh të nxënësve nga Gjermania, Italia, Greqia dhe Franca në Rugovë të Pejës.

Këta nxënës të premten i ka vizituar Ministri i Diasporës z. Valon Murati, me bashkëpunëtorët e tij, zv. Ministrin e Diasporës, Sahit Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, z. Osman Shahini dhe këshilltari politik i ministrit, z. Sabit Krasniqi të cilët u njoftuanpër së afërmi me aktivitetet e fëmijëve në këtë kamp.

Murati gjatë vizitës u shpreh tejet i kënaqur me aktivitetin e fëmijëve dhe mësuesve si dhe kreativitetin e tyre e për më tepër edhe për komunikimin e rrjedhshëm në gjuhën shqipe.

“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithë juve në atdheun e juaj. Po ashtu jam i impresionuar nga programi ambicioz dhe komunikimi i juaj në gjuhën amtare. Ministria e Diasporës edhe në të ardhmen do të mbështet fuqishëm aktivitetet e këtij lloji”, porositi Murati.

Mësuesit dhe fëmijët po ashtu falënderuar ministrin për vizitën si dhe për të gjitha përpjekjet e Ministrisë që ti mbajë bashkatdhetarët më afër atdheut, gjuhës, kulturës dhe historisë së kombit.

Kampet shkolla, me moton “Ta njohim atdheun” organizohen tradicionalisht tashmë tre vite nga Ministria e Diasporës, në katër grupe të ndryshme gjatë stinës së verës dhe asaj të dimrit. Gjatë aktiviteteve që realizohen në kamp, fëmijët kanë mundësi të njohin për së afërmi trashëgiminë kulturore të Kosovës, të ndjekin klasa të mësimit të gjuhës shqipe, gjeografisë, historisë si dhe të jenë afër traditës kombëtare. Në të ardhmen këto kampe planifikohen të organizohen në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)