23 Janar 2025

Ministri Murati viziton Arbneshët e Zarës

Zarë, 11 maj - Ministri i Diasporës,Valon Murati qëndroi për një vizitë pune në Kroaci.

Gjatë kësaj vizite, në të cilën ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës Shkëndije Geci-Sherifi, ai mori pjesë në manifestimet kulturore Arbanasi 2015 në Zarë.

Ministri Murati ishte prezent në promovimin e librit në kroatisht të studiuesit italian të shekullit të 19 Tulijo Ebertit “Kolonija e Shqiptarëve  e Arbanasit pranë Zarës”. Në këtë manifestim z. Murati theksoi që arbneshët e Zarës janë ura me e mirë në mes të shqiptarëve dhe kroatëve duke nënvizuar rolin e madh për letërsinë, kulturën dhe shkencën shqiptare të Josip Relës, Aleksandër Stipçeviqit e të tjerëve. Ai mori pjesë edhe në sesionin shkencor albanologjik që u mbajt në Zarë me pjesëmarrjen e studiuesve nga Kosova dhe Kroacia.

Në këtë sesion u promovua edhe vepra letrare e Shime Deshpalit në të folurën arbneshe, botimi i së cilës u financua nga Ministria e Diasporës. Ministri Murati mori pjesë edhe në manifestimin kulturor të organizuar nga bashkësia e shqiptarëve në Zarë me nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe si dhe vizitoi kursin e gjuhës arbneshe në Arbanas.

Në fund të aktivitetit Ministri Murati mori pjesë në manifestimin kulturor të arbneshëve të organizuar nga shoqata kulturore e arbanasve “Vicko Zmajeviq”, e cila së bashku edhe me bashkësinë shqiptare të Zarës ishin organizator të këtij manifestimi. Në këto manifestime merrnin pjesë edhe një delegacion i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës me në krye dekanin e këtij fakultetit prof.dr.Sedat Kuqin.

Gjatë kësaj vizite ministri Murati me delegacionin nga Kosova në varrezat e qytetit të Zarës nderuan shkrimtarin Josip Rela dhe të rënët në luftën e Kroacisë në mesin e të cilëve kishte edhe dëshmorë shqiptarë.

Gjithashtu ministri Murati u prit edhe në bashkinë e qytetit të Zarës dhe së bashku me delegacionin nga Kosova edhe në Universitetitn e Zarës. Temat kryesore gjatë këtyre takimeve kanë qenë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, integrimi i bashkësisë shqiptare në Kroaci, promovimi dhe ruajtja e të folurës dhe kulturës arbneshe si dhe ndërmarrja e hapave konkret për të filluar studimet albanologjike në Universitetin e Zarës dhe studimet e kroatistikës në Unviersitetin e Prishtinës.

Gjatë vizitës në Kroaci, ministri Murati bashkë me ambasadoren Sherifi-Geci ishin për një takim pune me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare edhe në Rjekë, ku u njoftuan me punën e bashkësisë shqiptare dhe përpjekjet e tyre për ta organizuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe, për aktivitetet e ndryshme kulturore si dhe për të qenë aktiv në jetën publike dhe shoqërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)